http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy muaj para vendimit të Këshillit Europian për statusin e vendit kandidat, politikanët shqiptare intensifikojnë vizitat në kryeqytetet e Bashkimit Europian për të lobuar për procesin e integrimit. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ndodhet në Gjermani për të diskutuar axhendën europiane të Shqipërisë. Vizita e Bushatit në Berlin vjen vetëm një javë pas vizitës së kryeministrit Rama në gjermani, një vizitë kjo që synon të bindë një prej vendeve më të fuqishme të BE-së për reformat e qeverisë shqiptare.