http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik kombëtar rinisi në Vlorë aksionin për prishjen e ndërtimeve, që pengojnë zbatimin e projektit të "Lungomares". Pronarët e 13 objekteve njëkatëshe, shtëpi banimi apo godina shërbimi ishin njoftuar ditë më parë për prishjen e këtyre godinave, por disa prej pronarëve të tyre kanë kundërshtuar në fillim këtë aksion. Ata kanë dokumente të rregullta për pronën e tyre dhe pretendojnë se duhet të ishin dëmshpërblyer më parë se t'u prisheshin godinat. Megjithatë, aksioni i ndërtimorëve, të mbështetur edhe nga policia dhe forcat speciale ka vazhduar normalisht dhe ndërtimet janë rrafshuar. Gjatë muajve të fundit në zonën e Skelës janë prishur dhjetëra ndërtime, pjesa dërmuese e tyre pa leje, të cilat binin ndesh me projektin e qeverisë për bregdetin e Vlorës. Qeveria parashikon që projekti "Lungomare" të jetë gati brenda sezonit turistik të 2015-s.