Sërish alarm fals për bombë në parkingun e bashkisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një telefonatë e bërë në sallën operative të policisë së kryeqytetit për një bombë prapa bashkisë së Tiranës ka vënë sot në alarm policinë. Mësohet se telefonata është bërë nga një kabinë telefonike në rrugë, ku njoftohej se një sasi eksplozivi ishte vendosur në një prej makinave të parkuara në zonën mes bashkisë së Tiranës dhe xhamisë, që ndodhen në qendër të kryeqytetit.  Ekspertët antieksplozivë kanë kontrolluar me imtësi të gjitha automjetet që gjendeshin në parking, të cilat janë të punonjësve të bashkisë së Tiranës. Fillimisht kontrolli u bë me anë të qenve antieksploziv dhe më pas të gjitha mjetet u kontrolluan me lupë në pjesën e poshtme të tyre. Një nga masat paraprake që u mor  ishte edhe  heqja e valëve të telefonave celulare në qendër të kryeqytetit, për shkak të ndonjë shpërthimi të mundshëm me anë të thirrjeve telefonike. Por alarmi për një shpërthim të mundshme duket se nuk  i ka ndikuar besimtarët e shumtë të xhamisë  në kryerjen e ritit të së premtes. Pas kontrolleve të imtësishme rezultoi se alarmi për bombë ishte fals ndërkohë që burime nga policia bëjnë me dije se është identifikuar edhe personi që ka bërë telefonatën.

Share This Video


Download

  
Report form