Kombëtarja, sa probleme ndaj Italisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar stërvitjen e pare ne prag te sfidës per eliminatoret e botërorit kundër Italisë ne Palermo, te premten e 24 marsit. Dilemat janë te mëdha per këtë sfide, duke pare dëmtimet dhe s?kualifikimet. Reparti me problematik është mbrojtja, ku mungojnë Mergim Mavraj e Berat Gjimshiti. Arlind Ajeti nuk është ne formën e tij me te mire, ndërsa është aktivizuar shume pak me ekipin e tij Torino.Gjithsesi, ky i fundit mund te jete nje zgjidhje e detyruar ne qendër te mbrojtjes, ndërsa mund t?i bashkëngjitet një prurje e re ne kombëtare Alla i Kukësit ose Veseli. Nje tjeter alternative mbetet Kukeli, i cili ka zëvendësuar ne nje rast Lorik Canen ose Taualant Xhaka. Edhe për portën ne mungese te Berishes ka një balotazh mes Strakoshes dhe Hoxhes. Mesfusha ne rast te skemës me 4-5-1 pritet te përbehet nga Abrashi, Xhaka dhe Memushaj, ndërsa nje kandidat potencial është Migjen Basha.Roshi si gjithmonë pritet te jete nga krahu i djathte ndërsa nga e majta ne mungese te Lenjanit alternativat janë te shumta. I vetmi qe e ka vendin te sigurte ne sulm është Armando Sadiku. Ndërkohe ne stërvitjen e pare kane munguar dy futbollistet e Terek Groznit, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, por edhe futbollisti i San Hoze Erthkuiks, Jahmir Hyka. Abrashi dhe Agolli ishin dy lojtaret qe kane bere nje stërvitje te diferencuar.

Share This Video


Download

  
Report form