“Kombëtarja” e baletit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ne jemi një komb?. Kështu kanë preferuar ta nisin çdo përgjigje balerinët e Prishtinës, që kanë mbërritur sot në teatrin e Operës në Tiranë. Vijnë për të performuar në dy shfaqje. E para do të jetë ?La Sylphide?, e cila bën bashkë më të mirët e dy trupave të baletit, ata të Prishtinës dhe balerinët e Tiranës, të cilët e kanë vendosur edhe më herët këtë shfaqje në skenë. Këtë herë do të jetë ndryshe, një Kombëtare e Baletit siç, preferon ta quajë Ilir Kerni. E ndërsa ky është bashkëpunimi i parë i balerinëve të Kosovës me Ilir Kernin që më herët ka përcjellë koreografi të tij në Prishtinë, risia është shfaqja e së dielës në mbrëmje, ?Netët arabe?, ku trupa e Kosovës ngjitet në skenën e madhe me artin e koreografit të njohur Pëllumb Agalliu. ?Netët arabe?, posteri i së cilës vendosur në Teatrin e Operas dhe Baletit, e ka njoftuar më herët këtë shfaqje, ka tërhequr publikun e kryeqytetas duke prenotuar kështu shumicën e biletave në këtë institucion. Sepse kjo është shfaqja premierë e fundjavës. Gjithçka tjetër që ofron Tirana është maska artistike e fundjavës së shkuar. Shekspiri sundon ende në Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental. Zbutja e kryeneçes, me regji të Elma Dorezit dhe Hamleti që ka grishur publikun nën lëkurën e Luiza Xhuvanit janë alternativat që ofrojnë teatrot prej më shumë se dy javësh.

Share This Video


Download

  
Report form