De Biasi, i kënaqur nga prova kundër Italisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas ndeshjes ne ?Renzo Barbera?, De Biasi ne konferencën per shtyp pas kthimit ne Durrës, e komenton me shume qetësi humbjen ndaj Italisë. Megjithatë ai nuk i heq thuajse asnjë presje deklaratave pas sfidës se ishte i kënaqur nga prova e të besuarve të tij, megjithë disfatën 0 me 2. ?Mendoj se kemi bërë një ndeshje taktikisht shumë të mirë, skuadra u paraqit mirë, surprizoi kundërshtarët në fillim. Në fazën mbrojtëse me tre lojtarë është interpretuar mirë, ndonëse kishim 2 nga 3 lojtarët që nuk luajnë rregullisht në Serinë A në Itali. Italia pati shumë vështirësi, derisa gjeten golin në një skemë që e kishim përmendur 150 herë në stërvitje dhe e dinim që do të ishte pasim për Belotin. Në pikëpamjen teknike dhe taktike ishte paraqitje pozitive, ajo që mungon është rezultati. Por ka rëndësi që luajtëm ndaj një skuadre që ka më shumë cilësi taktike e teknike pa zhgënjyer përballë tyre?. Post ndeshja ndaj ?axurreve? u shoqërua edhe me disa lajmë të turbullta përreth kuqezinjve. Fillimisht u përfol një largim i mundshëm i vetë teknikut De Biasi, gjë të cilën ai e hodhi poshtë, duke pohuar se deklaratat e tij në Palermo pas ndeshjes, ishin keqkuptuar. Më pas largimi i Abrashit dhe Xhakes drejt Gjermanisë e Zvicrës, solli aludime mbi krisjen përfundimtare të marrëdhënies mes De Biassit dhe këtyre dy lojtarëve, aq më tepër që marrëdhënia sidomos me Xhaken së fundmi nuk ka qënë me e mirë, por këto zëra tekniku Italian i hedh poshtë sërish. ?Ne lidhje me zhvillimet e fundit: Xhaka iku se ka disa probleme. Abrashi iku se ka probleme fizike dhe kthehet në klub dhe ka problem me gjurin të djathtë që nuk e lejon të aktivizohet. Ndaj edhe mbrëmë qëndroi në pankinë. Në fund edhe një koment edhe për episode aspak të këndshme të hedhjes që tymuesve nga një grup tifozësh që solli ndërprerjen e takimit për 9 minuta. U ndjeva shumë keq, mbrëmë përveç rezultatit pata si ndjesi të keqe edhe këtë që nuk e prisja, ishte një plagë e thellë, se e di që shpirti i tifozëve, sidomos atyre kuqezi, është të jenë gjithmonë me skuadrën?. Pas, sfidës eliminatore te humbur ndaj Italisë, tashmë Shqipëria do të masë forcat në një miqësore kundër Bosnjës të martën në ?Elbasan Arena?, ndeshje ndaj së cilës në vend të Abrashit dhe Xhakes, de Biasi ka grumbulluar Afrim Takun e Tiranës dhe Kejdi Baren e Atletiko Madrid.

Share This Video


Download

  
Report form