https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Vihet në teatër vepra "Armiku i popullit" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A është Ballkani vendi ku politika nuk funksionon? Për aktorët e Teatrit të Shkupit dhe ata të "Odës" në Prishtinë, po! Ndaj jo më kot, në mënyrë provokuese të gjithë pjesën ata e interpretojnë brenda një arene boksi. Është fjala për veprën e njohur të Ibsenit "Armiku i Popullit" me regji të boshnjakut Dino Mustafiç, e që vjen në Tiranë këtë fundjavë. Shfaqja, një pjesë që ka në fokus politiken sjell kështu edhe aktorin e njohur Bajrush Mjaku, pasi vepra kurorëzon 40-vjetorin e tij në skenë. Alban Ukaj është një tjetër aktor që i është bashkuar ringut të Teatrit. Ai u bë i njohur nga filmi fitues në Kanë, "Heshtja e Lornës" ku interpretoi krah Arta Dobroshit, por siç vetë tregon kjo shfaqje ishte nevojë për aktorin që ka 13 vjet pa interpretuar në shqip.  "Armiku i Popullit", vepra e krijuar nga dramaturgu i famshëm norvegjez Henrik Ibsen ka në qendër të saj pushtetin dhe fuqinë e tij mbi qytetarët dhe shoqërinë, një aktualitet i zakonshëm për realitetin ballkanik. Vepra vjen mbrëmjen e kësaj të premteje dhe të shtunën, në Teatrin Kombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form