http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sa herë kemi menduar të veshim takat e mamit apo t?i marrim çelësat e makinës së babit, kur kemi qenë fëmijë? Thonë që i ndodh të gjithë fëmijëve të duan të sillen si të rritur. Kjo e ka frymëzuar edhe Franceska Hysin, për të sjellë shfaqjen ?Krishtlindje të rriturish?.
?Fëmijët që ëndërrojnë të rriten, i shkruajnë babagjyshit për këtë dëshirë. E si me magji të nesërmen zgjohen të rritur. Përgjatë një dite kuptojnë se të jesh I rritur ka shumë përgjegjësi.?
Françeska është përpjekur që brenda kësaj vepre të përcjellë disa mesazhe, dhe jo vetëm për fëmijët.
Shfaqja është ndërtuar e gjitha në shqip. Skenografia na sjell më afër festave, me ngjyrën e kuqe dhe pemën e Vitit të ri. Edhe muzika e festive të fundvitit është në shqip.
Thuajse gjithçka është gati për të vegjlit, që do të mund ta shijojnë këtë shfaqje nisur nga kjo fundjavë në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?.