KAPITAL - Balla: Njerëzit nuk duan të shkojnë në një teatër ku të ha miu - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-05-16

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/aleksander.furxhi.7
https://instagram.com/aleksander.furxhi
https://www.facebook.com/kapitalpolitik/
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustv
https://twitter.com/VizionPlus

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla mendon se njerëzit kërkojnë ndërtimin e një teatri të ri pasi kushtet tek godina aktuale lënë shumë për të dëshiruar.

Në një lidhje me ?Skype? për emisionin ?Kapital?, Balla deklaroi se Teatri Kombëtar rrezikon të shembet dhe se aty ka minj.

?Bashkia re Tiranës qeveriset nga PS, nga një këshill bashkiak që kanë mandatin e qytetarëve të Tiranës për të bërë punë publike. Do të bëhet nga fondet e Bashkisë Tiranë. Njerëzit janë dakord që të mos shkojnë më kurrë në një teatër që rrezikon të shembet, ku të ha miu, por të shkojnë në një teatër të ri. Prandaj është demokracia, populli mandaton përfaqësuesin dhe ai merr vendimet. PD është në një krizë të thellë program, lidershipi. Ata rendin pas çështjeve që kanë mbështetjen e njerëzve. Të gjithë duhet të respektojmë vendimmarrjen e ligjvënësve të Këshillit Bashkiak. Vetë PD kur ka qenë në pushtet nuk e ka përcaktuar atë godinë si godinë të trashëgimisë kulturore.?

Për Ballën, opozita po i gjuan me gurë të bukurës.

Ditët e fundit janë rikthyer tensionet për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku duket një vendosmëri e mazhorancës për ta prishur godinën.

Të enjten Këshilli Bashkiak i Tiranës mori vendimin për ta shembur teatrin, por artistët, bashkë me disa përfaqësues politikë janë ngujuar aty.

Të pranishëm aty kanë qenë edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
-------------------------------------------------
Nje format nga Aleksander Furxhi, prej disa sezonesh pjese e ekranit te Vizion Plus, qe sjell çdo te premte mbrema panele diskutimi qe zgjojne debate e qe frymezojne mendim e gjykim. KAPITAL ju ofron nje mundësi njohjeje dhe eksplorimi të realitetit shqipëtar dhe më gjerë. Çdo te premte ora 21:00 ne Vizion Plus

Share This Video


Download

  
Report form