http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktori i njohur korçar, Sotiraq Bratko është rikthyer në skenë pas më shumë se 20 vjetësh në emigrim, duke qenë një nga protagonistët e dramës "Kapitulli i dytë" të regjisorit shqiptaro-maqedonas, Qëndrim Rijani. Ai ka guxuar në punën e tij duke sjellë një shfaqje, që njihet ndryshe si teatri i dhomës, të cilën e shikojmë për herë të parë në skenat tona. Në një sallë prej jo më shumë se 100 personash, gjithkush prej spektatorëve e ndjen nga shumë afër lojën e 4 aktorëve, ku veç Bratkos, luajnë edhe Zamira Kita, Blerta Belliu dhe Mateus Frroku