http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jehona e debatit për çështjen e Teatrit Kombëtar vazhdon ende. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj kritikeve duke thëne se ata qe krenohen me artistet e mëdhenj, duhet te kuptojnë se meritojnë nje godine dinjitoze.
?Nëse nuk vëmë dorë është e kotë të ?krenohemi? për artistët e mëdhenj, nëse nuk arrijmë të çojmë amanetin e tyre deri në fund, për një qytet dinjitoz, për një teatër dinjitoz, për varreza dinjitoze apo për rrugë dinjitoze, që mbajnë emrat e tyre?
Veliaj i bëri deklaratat gjatë inspektimit të punimeve ne segmentin qe lidh unazën e re me Kasharin. Ai theksoi se fale reformës territoriale, tashmë edhe kjo zone po njeh investime cilësore.
?Deri para 3 vitesh, kjo ishte një zonë fshati, quhej Kashar, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Në letrat e bashkisë, kjo ishte një zonë me vetëm 7 mijë banorë, ndërkohë në realitet këtu jetojnë mbi 70 mijë banorë. Të njëjtin bulevard që shohim në qendër të Tiranës, pra bulevardi me 6 korsi, 2 për makinat nga secili krah dhe nga një autobusi në secilin krah, plus biçikletat, të njëjtën cilësi dhe standard do të kemi edhe këtu në Kashar?
Bashkia e Tiranës është duke shfrytëzuar periudhën e verës, ku qytetarët i janë drejtuar bregdetit, për të përfunduar projekte të shumta infrastrukturore.