Teater ne kohen e pandemise - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-04

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me gjithë numrin më të lartë të jetëve të humbura dhe të të infektuarve, te fqinjët tanë maqedonas, skena e teatrove nuk qëndron e mbyllur. Fundjava ngjiti në skenën e teatrit të Tetovës, për herë të parë, ?Opera për tre groshë?. Krijimi i Bertold Breht që nga shekulli XVIII ishte për t?i dhënë zë popullit kundër kapitalizmit, e më pas Vaclav Havel e përshtati atë për t?iu kundërvënë diktaturës komuniste, qasja e regjisorit Qëndrim Rijani për publikun tetovar ishte:QENDRIM RIJANI REGJISOR I ashtuquajturit ?normalitet i ri?, ka imponuar rregulla të reja te krijuesit dhe spektatori. ?Opera për tre groshë? për Qëndrim Rijanin, një shfaqje me shumë aktorë dhe që në të përfshinte disa gjini të artit, ishte prova që shfaqjet janë të mundura edhe kur ?Covid-i? na detyron distancë fizike dhe maska në fytyrë. Nisur nga eksperienca e tij të bërit art në kohë pandemie, regjisori që krijimtarinë e zhvillon mes Shkupit dhe Tiranës, e sheh të paarsyeshme që e gjithë makineria e aktorëve siç e quan ai të qëndrojnë në shtëpi.

Share This Video


Download

  
Report form