http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTVKa nisur samiti i NATO-s në Bruksel, aty ku krerët e 29 vendeve anëtare të NATO-s dhe shumë vende partnere janë takuar për punimet dyditore. Së bashku, ata do të marrin vendime për të forcuar mbrojtjen e kufijve të Europes.
Liderët gjithashtu do të marrin vendime për të rritur rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit. Ata pritet të bien dakord për të nisur një mision të ri trajnimi në Irak.
Aleatët do të pranojnë më shumë mbështetje për partnerët kryesorë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke përfshirë Tunizinë dhe Jordaninë.
Ndërkohe ne dreke, aleanca do të ftojë Shkupin për të filluar bisedimet e pranimit. Pasi të finalizohet dhe të zbatohet marrëveshja historike për çështjen e emrit, NATO do të thërrasë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s nën emrin e saj të ri: Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në ditën e dytë të samitit, aleatët do të trajtojnë sfidat kyçe të sigurisë me krerët e Finlandës dhe Suedisë, si dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionin Evropian. Udhëheqësit gjithashtu do të takohen të enjten me partnerë të ngushtë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën, për të diskutuar sfidat rajonale, reformat e mbrojtjes dhe mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s.
Samiti do të mbyllet me një takim mbi Afganistanin. Udhëheqësit pritet të bien dakord të japin fonde për forcat afgane përtej vitit 2020 dhe të shprehin mbështetjen e tyre për iniciativën e paqes të Presidentit të këtij shteti dhe përpjekjet për reforma.