http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paneli per mosmarrëveshjet ne Ballkanin Perëndimor shënoi hapjen e samitit dy ditor te Vjenës, qe ben bashke liderët e rajonit dhe përfaqësues te larte te BE. Pjese e tij ishin ministrat e Jashtëm dhe te Integrimit te rajonit se bashku me përfaqësues te shoqërisë civile, akademike e politikane. Gjate pasdites kryeministri Edi Rama do te jete pjese e nje tjetër paneli përkrah komisionerit te Zgjerimit Hahn dhe kryeministrit serb Vucic, ku do te mbaje edhe nje fjalim. Dita e pare e samitit mbyllet me ndeshjen e futbollit te ekipeve te BE dhe BE i Ardhshëm. Shefja e diplomacisë europiane Mogherini dhe komisioneri Hahn paralajmëruan mbështetjen e BE per Ballkanin Perëndimor ne kete samit, qe synon te rrise bashkëpunimin mes 6 vendeve te rajonit per përballimin e sfidave te përbashkëta, emigracionin, bashkëpunimin rajonal, dialogun fetar dhe antiekstremizmin.1 Ballkani Perëndimor përballet me shume sfida, qe nga zgjidhja e çështjeve te sigurisë dhe te emigracionit, deri tek nevoja per te adresuar veshtiresite ekonomike dhe politike ne shume vende. Samiti do te na japë mundësi te rendesishme jo vetëm per te diskutuar sfidat, por edhe te ardhmen tone te përbashkët.2 Kemi pare progres ne axhenden e përcaktuar ne samitin e Berlinit dhe kemi identifikuar projektet konkrete te investimeve ne rajon qe do te kene mbështetje nga instrument i paraanetaresimit.Ndërsa ministrat e jashtëm austriak e gjerman Kurz e Shtajnmajer theksuan se pa Ballkanin, BE nuk do te ishte i plote dhe integrimi i tij do te shërbente si deles per stabilitetin ne rajon. Diten e pare te samitit Komisioni Europian akordoi nje fond te ri prej 1,5 milionë euro asistence humanitare per refugjatet dhe emigrantet ne Serbi dhe Maqedoni. Paratë do t?u shërbejnë dy vendeve per te siguruar produktet baze te jetesës, mbrojtjen e refugjateve, përmirësimin e qendrave te pritjes si dhe per koordinimin dhe raportimin e ceshtjeve te emigracionit ne rajon.