Asnjë rezultat në samitin e Vjenës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa drama e mijëra emigranteve vazhdon dhe ne Mesdhe tragjeditë e refugjateve janë bere diçka e zakonshme, samiti i krerëve te BE dhe liderëve ballkanike te mbledhur ne Vjene nuk prodhoi asgjë. Rruga ballkanike e mbyllur qe prej marsit te këtij viti, do te vazhdoje te qëndroje e tille. Presidenti i Këshillit Europian, Tusk, kancelaria gjermane Merkel dhe kryeministrat nga disa vende te rajonit rëne dakord se duhet te përshpejtohet puna per gjetjen e nje zgjidhjeje per krizën, por idetë e hedhura ishin te ndryshme. Kancelari austriak Kern kërkoi mbrojtje me te madhe te kufijve te BE, ndërsa Merkel qe te përshpejtohet rikthimi i refugjateve te cilët nuk arrijnë te përfitojnë azil. Te dy pranuan se situata e emigranteve ne Europe eshte me mire se nje vit me pare. Austria dhe Sllovenia kërkuan bashkëpunim me te madh per forcimin e kufijve te jashtëm te BE dhe reduktimin e emigracionit te paligjshëm. Kurse Kryeministri hungarez Orban propozoi qe Europa te krijoje nje qytet gjigand per refugjatet ne brigjet e Libisë, ku te merren ne shqyrtim kërkesat per azil te refugjateve afrikane. Mbyllja e kufijve nga disa vende ballkanike dhe europiane ka krijuar situate kaotike ne Greqi dhe kryeministri Cipras kërkoi me shume solidaritet per vendin e tij. Me i ashpër ishte komisioneri europian per Emigracionin, Avramopulos, i cili kërkoi qe vendet europiane te gjejnë nje zgjidhje humane per kete krize.

Share This Video


Download

  
Report form