http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama i ka meshuar edhe njëherë idesë se bashkëpunimit mes vendeve te Ballkanit ne fushën e infrastrukturës, energjisë e turizmit si rruga e vetme qe rajoni ynë te jete tërheqës per investitorët e mëdhenj. Duke shfrytëzuar ?forumin ekonomik te vjenes?, i themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi, shefi i ekzekutivit shqiptar deklaroi se eshte e nevojshme qe lideret e rajonit te perqendrohen në projekte të orientuara drejt rezultateve përmes qëllimeve dhe afateve të përcaktuara qartë.Edi Rama thekson: -Falë një sërë reformash dhe një ndryshimi në qasjen e qeverisë ndaj komunitetit të biznesit, ne si Shqipëri patëm një hov të konsiderueshëm në vetëm një vit në Raportin e të Bërit Biznes: u ngjitëm 40 vende më lart.-Përtej arritjeve tona personale, rajoni ynë duhet të përfaqësojë gjithmonë e më shumë një treg shumë më të madh dhe duhet të bëjë një ndryshim të madh në qoftë se ofrojmë parashikueshmëri, qëndrueshmëri dhe të gjejmë mënyra më kreative për t?a bërë rajonin më interesant.Sipas Rames sfidat ekonomike imponojnë bashkëpunim mes vendeve te BallkanitPolitikisht, deri tani ia kemi dalë, por tani duhet t?ia dalim edhe ekonomikisht dhe kjo duhet të bëhet krah për krah me Europën. Paqen që tashmë e kemi duhet ta transformojmë në një paqe që ia vlen ta jetosh, dhe një paqe të cilën ia vlen ta jetosh nuk mund të ekzistojë pa pasur projektet që do e bëjnë atë të denjë për ta jetuar.Forumi Ekonomik i Vjenës, përveç kryeministrit shqiptar, kishte si panelistë kryesorë të tij disa kryeministra nga rajoni, si Kryeministri i Shqipërisë, i Bosnjës, i Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe Presidentin e Austrisë Heinz Fischer. Një sesion i veçantë në Forumin e këtij viti i kushtohet eficencës energjetike dhe teknologjisë së informacionit dhe impaktit të tyre mbi zhvillimin ekonomik, me pjesëmarrjen e Ministrave të Ekonomisë së Shqipërisë, Turqisë, Maqedonisë, Kosovës, Kroacisë etj.