Mbyllet samiti i NATO-s - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleanca e Atlantikut-Verior mbështet Ukrainën të rrisë sigurinë e saj territoriale dhe do ta furnizojë atë me armatime dhe logjistike forcat e saj ushtarake. Këto komente presidenti Barak Obama i beri ne mbyllje te samitit dy ditor ne Uells te Britanisë se Madhe, ku Shqipëria përfaqësohej nga një delegacion i kryesuar nga Kryeministri Rama. Obama paralajmëroi sanksione te reja ekonomike per Rusinë. Presidenti Obama paralajmëroi dhe zgjerimi e aleancës me katër shtete te reja përfshi këtu Gjeorgjinë, Moldavinë, Jordaninë dhe Libinë. Me herët, krerët e shteteve anëtare të NATO-s ranë dakord për krijimin e një force të reagimit të shpejtë, që do të veprojë në situatat kritike për sigurinë e aleatëve. Kjo u njoftua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, gjatë një konference për mediat. Ndërsa ne Minsk te Bjellorusisë është arritur marrëveshja per armëpushimin ne terren. Pakti u nënshkrua pas bisedimeve trepalëshe mes Ukrainës, Rusisë dhe përfaqësuesve të separatistëve pro-rusë të Ukrainës lindore.

Share This Video


Download

  
Report form