http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nen masa ekstreme sigurie, ka nisur ne Taormina te Sicilisë dita e pare e samitit te G7. Te pranishëm lideret e 7 vendeve me te fuqishme te Botes, plus presidenti i këshillit dhe komisionit europian. Ne axhende janë nje sere çështjesh te rëndësishme, me te cilave siguria, lufta kundër terrorizmit, marrëveshjet tregtare dhe klima. Përpara nisjes se samitit, ka patur edhe disa takime bilaterale, si ai mes presidentit te Francës Makron dhe kryeministres britanike Mey, ku dy aleatet kane nisur ne lidhje me luften e përbashkët kundër terrorizmit, edhe pas sulmit te fundit ne Mancester. Vëmendja eshte te presidenti amerikan Donald Trump dhe te qëndrimet qe ai do te mbaje sidomos ne lidhje me marrëveshjen e fundit te Parisit per klimën, si edhe per marrëveshjet tregtare me Bashkimin Europian. Ky samit i G7 vlerësohet si shume i rendesishem edhe per shkak se katër nga shtate liderët e vendeve me te industrializuara te botes do te ulen me njeri tjetrin ne nje tryeze per here te pare. Samiti i G7 zhvillohet vetëm nje dite pas atij te NATO-s ne Bruksel dhe gjithashtu përmbyll turin e pare jashte vendit te presidentit Trump.