Bruksel, nis ministeriali i NATO-s - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur kete te mërkure ne Bruksel ministerial dy-ditor i NATO-s me praninë e ministrave te mbrojtjes se vendeve anëtare dhe partnere ku ne qendër te vëmendjes do te jete sfida e sigurisë ne Siri, lufta kundër ISIS, si edhe marrëdhëniet e acaruara me Rusinë. Një dite përpara samitit-dyditor sekretari i përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg kërkoi angazhime shtese me trupa dhe logjistike ushtarake nga vendet aleate. Sipas tij, angazhimet duhet te jene nje shenje e qarte mbështetje per lidhjet e forta mes anëtareve te aleancës. Gjate takimit dyditor ku merr pjese edhe ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, NATO do të nxisë vendet aleate për të kontribuar në praninë më të madhe ushtarake pranë kufijve rusë, që prej Luftës së Ftohtë, teksa NATO përgatitet për një mosmarrëveshje të zgjatur në kohë me Moskën. Duke parë aeroplanmbajtësen ruse të drejtohet për në Siri në shenjë force përgjatë brigjeve të Europës, ministrat e Mbrojtjes së aleancës synojnë të përmbushin premtimin e korrikut nga udhëheqësit e NATO-s, për të dërguar forca në shtetet baltike dhe Poloninë lindore, duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form