Kush vjen per dreke/ Çfare eshte kefiri dhe pse duhet ta konsumojme ate (30.05.2018)

RTV KLAN 2018-05-30

Views 98

Kefiri është një pije e kultivuar dhe e fermentuar e cila ngjason shumë me kosin. Kjo recetë është një kombinim i majasë, proteinave të qumështit dhe baktereve. Ka një shije të thartë, është kremoz dhe ka mjaft përfitime shëndetësore probiotike. Kefiri bëhet zakonisht me qumësht lope, por mund të bëhet edhe me alternativa të tjera duke përfshirë, qumështin e arrës së kokosit, qumështin e dhive dhe qumështin e orizit.
Duke qenë se kefiri fermentohet shumë njerëz të cilët janë intolerantë ndaj laktozës mund ta konsumojnw atë. Kefiri përdoret shpesh për të përmirësuar tretjen. Ai është i ngopur me lëndë ushqyese, me shumë vitamina, proteina, kalium dhe kalçium.
Kalçiumi ndihmon në forcimin e kockave, proteinat forcojnë muskujt tuaj dhe kaliumi është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Probiotikët janë përfitimi më i madh shëndetësor që mundëson kefiri. Probiotikët mund të ndihmojnë në:
-përmiqësimin e raportit të baktereve të shëndetshme në mjedisin e aparatit tretës.
-parandalimin dhe trajtimin e diarresë, sidomos pas trajtimit me antibiotikë.
-trajtojnë problemet e zorrëve ose simptomat e tyre.
-parandalojnë dhe trajtojnë infeksionet vaginale.
-trajtojnë infeksionet e traktit urinar.
Pavarsisht efekteve pozitive të kefirit, ai po ashtu ka edhe efekte anësore ku përfshihet kapsllëku dhe dhimbja e barkut të cilat janë të zakonshme kur fillon të përdorësh kefir për herë të parë. Ai është i sigurt për njerëzit nga 1-55 vjeç, por konsultohuni më parë me pediatrin përpara se t?ia jepni atë fëmijëve tuaj./

Share This Video


Download

  
Report form