Drejtori i Programacionit në Tv Klan Albert Dumani ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? nga ku tregoi aftësitë e tij në gatim.
Gjatë emisionit Dumani zbuloi edhe programet që do të transmetohen në datën 31 Dhjetor dhe në ditët e para të Janarit.
Dumani tha se atmosfera festive në Tv Klan fillon të dielën në orën 13:30 me transmetimin maratonë të së Dielës Shqiptare, do të vijojë me emisionin ?Stop? dhe një puntatë speciale të ?C?est la vie?.
?Atmosfera festive në Tv Klan fillon që të dielën në orën 13:30, është transmetimi maratonë i së dielës Shqiptare me Ardit Gjebran, do të jenë 6 orë transmetim enkas për atë ditë. Më pas do të vijojmë me emisionin ?Stop?, do të jetë një puntatë speciale enkas për datën 31. Duke qenë se është e dielë në transmetim ka qëlluar edhe formati ?C?est la vie?, do të jetë programi kryesor i datës 31, do jetë një puntatë speciale për të kaluar natën e fundit të vitit dhe pas ?C?est la vie?, unë kam menduar që shikuesit besnikë të serialeve të vazhdojnë t?i ndjekin, madje kam dyfishuar numrin e puntatave dhe do të jenë nga dy episode në transmetim. Në datën 1 Janar gjatë gjithë ditës të gjitha programet do të kenë puntata speciale?, tha Dumani.