Kush vjen per dreke/ Nje dite e zakonshme e Drejtorit te Programacionit, Albert Dumani (29.12.17)

RTV KLAN 2018-05-10

Views 0

Albert Dumani është një nga figurat më të njohura në Tv Klan. Ai u rrit në ekran dhe më pas vazhdoi të punojë në pjesën e padukshme të ekranit si Drejtor i Përgjithshëm i Programacionit duke sjellë në vendin tonë produksione mjaft të arrira. Dumani çdo ditë e gjen veten në shtëpinë e tij të dytë në Tv Klan. Në një intervistë të shkurtër për ?Kush vjen për drekë?, Dumani tha nga regjia qendrore se aty është zemra e Tv Klan.
?Këtu është zemra e Tv Klan, nga këtu transmetohet gjithçka që publiku shikon. Nga këtu bëhet lidhja e të gjitha regjive lëvizëse të spektakleve apo të lidhjeve direkte. Unë jam gjatë gjithë kohës pothuajse në këtë dhomë ku kujdesem për programacionin dhe se çdo ketë më pas. Bëj prerjet e serialeve, por edhe teknikët bëjnë punën e tyre dhe unë i falënderoj shumë?, tha Dumani.
I pyetur nëse është lodhur nga kjo punë Drejtori i Përgjithshëm i Programacionit tha se është lodhur pak por shtoi se vijon ta bëjë sërish me pasion dhe dashuri.

Share This Video


Download

  
Report form