http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes debatit të kullave apo jo në Tiranë, ku shumica e ndërtesave i përkasin periudhës së realizmit socialist, studentët e vitit të fundit në Universitetin e Inxhinierisë dhe Ndërtimit sjellin në vëmendje kryeqytetin ?pa arkitekturë? që u ndërtua në vitet e para të tranzicionit.
Tema kryesore e ekspozitës është shtesa, një nevojë e shqiptarëve për të shtuar hapësirat në shtëpi pa mendimin a firmën e një arkitekti, duke dëmtuar kështu siluetën e një kryeqyteti që vështirë t?i zhbëjë gabimet e së shkuarës.
Puna për këtë ekspozitë ka nisur shumë më herët e në ambientet e Fakultetit të Arkitekturës gjen shumë pak në krahasim me ato çka janë ekspozuar në Itali dhe Qipro.
Për më shumë se dy javë këto imazhe do të pushtojnë korridoret e universitetit edhe si një sensibilizim për të gjithë ata që duan të studiojnë e t?i japin një pamje tjetër Shqipërisë.