Stano: Të gjithë nën vëzhgim të rreptë nga BE - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian thekson edhe njëherë nevojën e një dialogu gjithëpërfshirës dhe të dobishëm politik në Parlament, mes mazhorancës dhe opozitës. Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerim, tashmë në largim, Stefan Fyle, përsëriti gjatë një konference për mediat në Bruksel, thirrjen e vazhdueshme të BE-së për vendin tonë.?Togfjalëshi më i përdorur për Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë kompromisi dhe dialogu dobiprurës. Kur komisioneri Fyle ishte në Shqipëri muajin e kaluar, nxiti palët që të rivendosin dialogun politik në Parlament. Edhe në progres raport kemi theksuar se opozita dhe qeveria nevojitet që të krijojnë kushtet për të rivendosur dialogun politik kryesisht në Parlament. Ky mesazh është dhënë dhe do të vazhdojë edhe pas mandatit të këtij Komisioni?.Stano nënvizoi se pas marrjes së statusit, aktorët politikë janë në një lupë më të rreptë vëzhgimi nga Brukseli zyrtar për çdo veprim që kryejnë, pasi vendi është në procesin e përgatitjes për të shkuar drejt çeljes së negociatave.

Share This Video


Download

  
Report form