Të gjithë fermerët duhet të regjistrohen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë fermerët, të cilët kërkojnë të shesin mallin e tyre duhet të pajisen patjetër me NIPT. Ky rregull nuk do të ndryshojë për askënd, por i vetmi ?lëshim? që i bën qeveria është se ata nuk do të jenë subjekt i pagesës së TVSH-së. Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e financave Irena Beqiraj, sqaroi se NIPT-i i jep mundësi tatimorëve që të kontrollojnë mallin te pikat e grumbullimit, pasi do të jetë i deklaruar në faturë. Më pas tregtari i shumicës merr rimbursimin e TVSH-së nga shteti.?Por edhe pse këto rregulla kanë qenë detyruese për fermerët, vetë drejtoritë rajonale të tatimeve nuk kanë arritur që të regjistrojnë të gjithë ata që kanë patur kërkesë për të marrë NIPT-in. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministria e financave.Kemi vënë rregull që të punojnë me orare të zgjatura dhe në fundjavë që të bëhet i gjithë regjistrimi.?Në 28 gusht të vitit 2014-të, një ndryshim në ligjin e TVSH-së i njohu të drejtën fermerit shqiptar që të mos paguajë këtë taksë, por mallin që shet te grumbulluesi ta shoqërojë me faturë, më pas është vetë tregtari i shumicës, ai i cili paguan TVSH-në për produktin dhe rimbursohet nga shteti. Por pavarësisht këtyre nismave për të formalizuar sektorin e bujqësisë mbeten dy probleme të mëdha: fermeri shqiptar detyrohet që të shesë produktin me çmimin që i vendos grumbulluesi dhe jo tregu, ndërsa pika tjetër, e cila kontestohet nga shumica është vlera e parave shtesë që ata duhet të paguajnë si TVSH te malli që i marrin fermerit. Edhe pse këtë shumë e marrin më pas, ata thonë se i vështirëson gjendjen financiare.

Share This Video


Download

  
Report form