http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama:Shqipëria nuk është atdheu i korrupsionit, kurrë nuk do jete.Per kryeministrin Edi Rama lufta kundër korrupsionit nuk mund te shënoje rezultate nëse qytetaret nuk bashkëpunojnë. Ndërsa ka shpallur faqen e re stopkorrupsionit.al, lideri i maxhorances ka theksuar se reformat per modernizimin e shtetit jane vetëm njera ane e medaljes ne betejën kundër këtij fenomeni duke iu bere apel qytetareve te denoncojnë çdo zyrtar qe kërkon ryshfet.Edi Rama:Pse unë jam këtu sot se jemi vetëm per t?u thëne sot qytetareve nëse keni ne dore nje aparat tel celular keni armen për ta luftuar korrupsionin me ne.Kryeministri ka theksuar se reformat e ndërmarra nga qeveria do te japin rezultatet ne plan afatmesëm e afatgjate prandaj bashkëpunimi mes qeverise e qytetareve është i rendesishem. Çdo denoncim qe qytetaret do te bëjnë ne faqen stopkorrupsionit.al do te ndiqet jo vetem nga qendra operacionale, por nga kryeministri, ministri përgjegjës dhe departamenti anti-korrupsion; dhe brenda 30 ditëve çdo ankese do te marre përgjigje zyrtare