http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Duke filluar nga kjo e mërkurë, të gjithë studentet dhe prindërit e tyre që kanë pyetje në lidhje me ligjin e arsimit apo me tarifat e studimit mund ti drejtohen bashkëqeverisjes.Gjithashtu edhe ministria e Arsimit do të vërë në dispozicion të të rinjve një hapsirë, ku përgjigjet për pyetjet e tyre në portal, do të jepen në kohë reale.Edhe në takimin e kësaj të mërkure, shumë qytetarë thanë se kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre pas komunikimit me bashkëqeverisjen.Ashtu si më parë, kryeministri Rama, paralajmëroi ndëshkim për qytetarët që kanë kryer shkelje.Duke u ndalur tek rastet e shumta të denoncuara në platformë, shefi i qeverisë u shpreh se bashkëqeverisja është rruga më e shkurtur për tiu dhënë zgjidhje problemeve..