http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka marre hapin e pare zyrtar drejt bojkotit te zgjedhjeve parlamentare te 18 qershorit. Tryeza e koalicionit ka vendosur qe asnjë prej partive te mos regjistrohet pranë Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te marre pjese ne garën elektorale dhe 6 forca politike qe tashme e kane ndërmarrë kete hap do te çregjistrohen. Burime nga takimi bëjnë me dije se te gjithë krerët e partive kane rene dakord se opozita do te bojkotoje çdo procedure qe ka lidhje me zgjedhjet, deri sa te plotësohet kushti per krijimin e qeverise teknike. Sipas Kodit Elektoral, partitë politike kane afat deri ne 10 prill per t?u regjistruar pranë KQZ e nëse asnjë prej partive te koalicionit nuk regjistrohet, atëherë zyrtarisht shënohet bojkoti i zgjedhjeve te 18 qershorit. Por opozita mësohet se ka vendosur te bojkotoje çdo proces qe ka lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Ne 20 mars është afati i fundit qe parashikon ligji për ngritjen e komisioneve zonale te administrimit zgjedhor dhe partitë e koalicionit janë përgatitur te mos dërgojnë përfaqësuesit e saj; veprim i cili do te bllokonte tërësisht te paktën gjysmën e Komisioneve zonale ku opozita gëzon shumicën e anëtareve. Edhe pse nuk ka ende nje vendim; e njëjta strategji bojkoti vlen edhe per zgjedhjet per Bashkinë e Kavajës, te cilat do te zhvillohen pas shkarkimit te Elvis Roshit.Paralelisht me këtë aksion, opozita ka vendosur edhe shtrirjen e protestës ne te gjitha qytetet e Shqipërisë, duke vendosur ngritjen e kuvendeve qytetare për zgjedhjet e lira dhe të ndershme ne te gjithë vendin.