http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e komisionit qendror të zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes anëtarëve të këtij komisioni dhe përfaqësuesve të partisë socialiste në KQZ. Në seancën ku po dëgjoheshin kërkesat e 135 përfaqësuesve të bashkive dhe komunave të cilët kërkojnë referendum për të vendosur nëse janë pro apo kundër ndarjes se re territoriale, Genc Gjonçaj tha se kjo kërkesë prek të gjithë ligjin e reformës territoriale, prandaj kërkon 50 mijë firma qytetarësh për referendum kombëtar dhe jo vendor.Gjonçaj tha se: Kjo prek dhe zgjedhjet e ardhshme, mos i cenoni. Po prekni në tërësi ligjin për reformën territorial dhe kërkohen 50 mijë firma.Lefteri Lleshi tha: Ne do të japim formularët tip, këtë kërkesë po marrim sot në shqyrtim? këtë që kërkon t?i e vendos Gjykata Kushtetuese.Përfaqësuesit e Partisë Socialiste bazohen në një vendimmarrje që KQZ ka marrë në vitin 2008-të ku nuk u lejua të bëhej referendumi në qytetin e Vlorës për çështjen e Petroliferas. Ata e cilësuan këtë kërkesë si një shtysë të partisë demokratike dhe jo të qytetarëve që jetojnë në ato bashki e komuna. Komisioni i zgjedhjeve do të dëgjojë të gjithë përfaqësuesit e të 135 njësive qe kanë paraqitur të njëjtën kërkesë dhe hapi i dytë është dorëzimi i formularëve për të mbledhur firmat. Vetëm pasi të verifikohet nëse janë mbledhur 10 % e firmave për çdo njësi vendore mund të kalohet në fazën tjetër, dërgesa në Gjykatë Kushtetuese ose në kolegj zgjedhor e kërkesës për referendum.