http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike është rikthyer ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve me përfaqësuesit e saj ligjore te cilët e kishin bojkotuar ketë institucion qe nga 26 shkurti. Por rikthimi i Njazi Kosovrastit ne KQZ nuk kaloi pa debate mes tij anëtareve te komisionit.Denar Biba: Duke mos qene subjekt zgjedhor interesi juaj është i barabarte me gazetaret e te tjerët, duhet te kuptoni qe pozicioni juaj nuk është me si dikur por intensiteti i pyetjeve me duket i tepruar.Njazi Kosovrasti: Ju duket juve, por natyrisht e vetmja gje qe mund te thoni është nëse ky intensitet është ne kundërshtim me kodin apo jo.Edhe pse ka djegur mandatet, opozita është e vendosur te ruaje privilegjet qe i njeh Kodi Zgjedhor dhe Kosovrasti per here te pare e ka bere te qarte se Partia Demokratike është parti parlamentare.Denar Biba: Partia Demokratike është ne nje marrëdhënie te shkëputur nga parlamentiNjazi Kosovrasti: Pa diskutim qe jemi parti parlamentare.Ky rikthim ne KQZ nuk e vetmja lëvizje e re ne strategjinë politike te opozitës, pasi PD ka vendosur te shfrytëzoje çdo te drejte qe i jep kodi si parti parlamentare duke emëruar edhe anëtaret e komisioneve zgjedhore.