Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Libofsha dhe Divjaka janë dy zonat e radhës ku tokat do ti nënshtrohen rehabilitimit të plotë për kullim dhe ujitje. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi njoftoi nisjen e dy projekteve të rëndësishme që do të marrin jetë brenda këtij viti.
Peleshi: Do fillojmë dy projekte të mëdha, të fuqishme, brenda këtij viti. Një projekt që ka të bëjë me rehabilitimin e dy skemave, dy degëve që furnizohen nga dega e Krutjes, rezervuari i Thanës. Njëra prej tyre furnizon zonën e Libofshës me ujë, dhe vendos nën ujë 1300 ha, ndërsa dega tjetër furnizon një zonë prej 300 mijë ha në Divjakë, ndërkohë me projektin shtesë të Bankës Botërore, që për pak kohë, brenda majit shpresoj do të ratifikohet në Parlament, një program prej 23 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilit, përfitohet nga kjo zonë, nga qarku i Fierit dhe një pjesë në zonën e Konispolit.
Ministri Peleshi ka bërë një ndalesë në stacionin e pompimit të fshatit Sulzotaj, i cili është pjesë e skemës të sapo rehabilituar të Divjakës, ku tha se sfida tjetër mbetet çështja e përmbytjeve, për të cilën deklaroi se është ngritur një grup prej 10 ekspertësh nga agjencia kombëtare e ujit të Turqisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/peleshi-se-shpejti-fillon-programi-23-milione-euro-ujitjen-dhe-kullimin