Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katër personat e ndaluar për 3.4 mln eurot e sekuestruar në automjetet 'Toyota Yaris' në portin e Durrësit më 23 qershor 2018 do të vijojnë të mbeten në burg.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka rifonfirmuar masën e sigurisë 'arrest me burg' të dhënë nga Gjykata e Durrësit, e cila më pas shpalli moskompetencën për çështjen, duke vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e rastit.
Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura me kërkesë të dy prokurorëve Ened Nakuci dhe Doloresa Musabelliu, ndaj katër të akuzuarve Edi Lika, Klevis Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri janë shtuar dhe tre akuza.
Po kështu avokati i Edi Likës, Saimir Vishaj, zbuloi se tashmë nën hetim janë dhe dy persona të tjerë por që nuk zbuloi emra për shkak të sekretit hetimor.
Vishaj: Është shtuar dhe akuza e re që ka të bëjë me grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal. Ajo që ne vazhdojmë kërkojmë nga prokuroria dhe gjykata është që në lidhje me akuzën pastrimi i produkteve nga vepra penale, sot prokuroria dhe gjykata nuk dinë çfarë vepre penale është kryer dhe pastaj të analizojmë që këto eurot e gjetura janë pastrim që rrjedhin nga ndonjë vepër penale apo janë para të mbledhura nga emigrantët.Nuk dihet akoma sepse dhe prokuroria është konfuze se çfarë vepre penale konkrete është kryer.
Ishin të njëtat prova dhe dyshime që ekzistonin dhe në gjykatën e shkallës së parë Durrës e cila shpalli moskompetencën dhe për çudi sot janë regjistruar dhe dy emra të tjerë, është sekret hetimor. Nuk janë më katër veta por janë gjashtë veta persona në hetim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/toyotat-me-34-milione-euro-kater-te-arrestuarit-serish-para-gjykates