Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, është përfshirë nga debatet dhe akuzat mes palëve.
Deputeti i PD-së, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit Oerd Bylykbashi, akuzoi mazhorancën për kalimin dhe renditjen e kandidatëve ndryshe nga rekomandimet që ka dhënë ONM.
Madje dhe procedurën ai e ka konsideruar anti-kushtetuese dhe të anshme.
Bylykbashi:Të gjithë instrumentat që u përgatitën me kohë, me ndryshime edhe ligjore për të kapur botën akademike, përfshirë dhe Shkollën e Magjistraturës ishin pikërisht në funksion të këtij qëllimi dhe po kështu nëpërmjet filtrave tek avokatia për të çuar ata kandidatë që ju volisnin ju.
Të gjendur përballë akuzave të vazhdueshme të Bylykbashit, për mungesë tranparence dhe proces ilegjitim në seleksionimin e kandidatëve, anëtarja e majtë e këtij Komisioni, Klotilda Ferhati, vlerësoi se kësisoj po baltoset ky proces, ndërsa për Vasilika Hysin, raporti i hartuar nga PD është i djallëzuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhja-e-klp-dhe-klgj-debate-dhe-akuza-me-paleve-ne-komision