Ora News – KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e PD

Ora News Lajme 2017-07-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Kërkesa e PD është pranuar pjesërisht duke u shfuqizuar nenet 61 dhe 159 që rregullonin organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Partia Demokratike kishte kërkuar edhe shfuqizimin e disa neneve të tjera, por në fund ankimimi është rrëzuar nga Kushtetuesja pasi nuk është arritur kuorumi.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike në lidhje me organet e qeverisjes së sitemit të drejtësisë.
Në argumentet e saj për shfuqizimin e neneve 5, 61, 103, 159 dhe të nenit 169, pika 5 të ligjit nr.115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?, Kushtetuesja arsyeton se cilat janë ato nene dhe pse bien ndesh me Kushtetuten.
Në nenin 61 dhe 159 shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me kërkesë të PD, parashikohej mënyra e organizimit si dhe funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa Nenet 5 dhe 103 të ligjit, parashikonin rastet që sjellin përgjegjësi disiplinore të anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së. PD ka pretenduar se nenet e sipërpërmendura, ku parashikohen respektivisht kompetencat e mbledhjes plenare të KLGJ-së dhe KLP-së, bien në kundërshtim me nenet 147/a/2 dhe 149/a të Kushtetutës.
Komisionet e këtyre organeve kanë marrë kompetenca, të cilat Kushtetuta i parashikon shprehimisht si kompetenca të KLGJ-së dhe KLP-së, me përbërje të plotë prej 11 anëtarësh. Gjithashtu PD ka pretenduar se neni 169/5 i ligjit, ku parashikohet e drejta e ministrit të Drejtësisë për të marrë pjesë pa të drejtë vote në mbledhjet e KLP-së dhe të komisioneve të përhershme të Këshillit kur diskutohen çështje për planifikimin strategjik dhe buxhetin e pushtetit gjyqësor, bie në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk parashikohet në nenin 149/a.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/klgj-dhe-klp-kushtetuesja-pranon-pjeserisht-kerkesen-e-pd/

Share This Video


Download

  
Report form