Ndonëse kanë paralajmëruar një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, demokratët ende nuk kanë vendimmarrje lidhur me qëndrimin politik që do të mbajnë sa i përket dy prej proceseve më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij të gjyqësorit.
?Do jetë qëndrim i kushtëzuar me parlamentin dhe hapat do të jenë njeri pas tjetrit, vendimet për pjesëmarrjet apo jo në komisione do të merren nga grupi para çdo seancë. Vendimet tona do lidhen jo vetëm për një Reformën të vërtetë në Drejtësi, por dhe me qëndrimet e mazhorancës, dhe nga ana tjetër të shohim që ato shkelen?.
Një ndër kushtet e opozitës për funksionimin e jetës parlamentare është dorëheqja e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, pas seancës plenare të 18 Dhjetorit kur u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku.
Por ky tension mes palëve po fut në një tjetër ngërç Reformën në Drejtësi, pasi Kushtetuta në pikën 7 të nenit 149 përcakton që organi i cili do të duhet të hartojë listën finale që do t?i përcjellë parlamentit për KLGJ ?në dhe KLP ?në është nënkomisioni që duhet te ngrihet nga Kuvendi me pesë anëtarë.
Për t?u votuar në seancë kjo listë duhet të marrë më parë mbështetjen e të katër prej pesë anëtarëve që ka ky nënkomision.
Por bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe gjyqësorit mban njëherazi peng edhe ngritjen e byrosë Kombëtare të hetimit, prokurorisë së posaçme dhe gjykatave speciale.