Report TV - 2018, priten rezultatet e para të vettingut dhe ngritja e KLGJ e KLP

Report TV 2018-05-10

Views 0

Viti 2018 është viti i cili pritet japë efektet e para të super reformës në drejtësi. Muajt e parë të këtij viti do të japin rezultatet e para të procesit të vettingut ku fshesa e drejtësisë do të marrë përpara prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur verifikimin 57 gjyqtarëve e prokurorëve të parë dhe shpejt do të shpallen rezultatet nëse këta persona do të largohen apo do të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë. Nëse do të ketë të tillë, 2018 do të jetë viti i prerjes së kokave të para, proces i cili deri në finalizimin e tij pritet të zgjasë 5 vjet.

Por vettingu nuk është e vetmja gjë e pritshme nga zbatimi i reformës në drejtësi miratuar në mes të vitit 2016. Krijimi i SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, njësi e posaçme që do të hetojë korrupsionin e të gjithë zyrtarëve të lartë e politikanëve të karrierës, pritet të finalizohet brenda këtij viti. Për këtë, duhet të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Share This Video


Download

  
Report form