Komisioni Ad Hoc ka zgjedhur me short anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit nga radhët e avokatisë, pedagogëve dhe shoqërisë civile.
Nga avokatia për KLGJ zgjidhen anëtarët Arben Vani e Sokol Lamaj, ndërsa për KLP zgjidhen Kozma Jano dhe Floreta Gjini. Kandidati i parë nga pedagogët zgjidhet Erion Muharemaj, i dyti zgjidhet Ilir Panda për KLGJ, kurse për KLP janë Eneida Sema dhe Mirela Bogdani.
Nga Shoqëria Civile është zgjedhur Alfred Balla për KLP dhe Altin Hazizaj për KLGJ. Komisoni Ad Hoc, shorti për KLP nga Shoqeria Civile, zgjidhet Alfred Balla.