Pas disa muajsh ngërç dhe bllokim për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, hapet rruga për funksionimin e KLGJ dhe KLP.
Prej 6 muajsh ngritja e KLP dhe KLGJ ishte pezulluar dhe ishte peng e një mos interesimi nga Shkolla e Magjistraturës dhe pedagogët.
Kuvendi hapi tre herë thirrjen për aplikantë, por nga dy thirrjet e para ishin vetëm 3 kandidatë, ndërsa pas të tretës dhe angazhimit të ambasadës së SHBA tashmë ky ngërç është tejkaluar dhe për të dy organet kemi nga 7 kandidatë, që do të thotë nga një më shumë sesa kërkonte ligji.