Ora News - Basha kërkon hetim: Ku do pastroheshin 180 milionë eurot?

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Ku do pastrohen 180 milionë euro që përfitoheshin nga droga e kapur në Durrës?" Me këtë pyetje doli sot para mediave, kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se vendi është kthyer në bazë kryesore për furnizimin e Europës me drogë. Bëhet fjalë për vlerën në treg të 613 kg kokainë kolumbiane e cila u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit 2018 në Durrës.

Tirane- Shqipëria është kthyer në bazë kryesore për furnizimin e Europës me drogë. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar, dhe këtë sipas tij nuk e thotë opozita por Departamenti Amerikan i Shtetit apo agjencite e tjera ligjzbatuese evropiane

Lulzim Basha: Kjo qeverisje e ka kthyer Shqipërinë në një bazë të krimit të organizuar në të gjithë Europën. Një strehë të sigurt të krimit të organizuar për të gjithë Europën. Natyrisht, si në rastin e Xibrakës, edhe në këtë rast është arrestuar shoferi, por jo bosët, aq më pak peshqit e mëdhenj dhe nuk mund të arrestohen për sa kohë që në krye të qeverisjes është Edi Rama.

Krimi, poltika dhe biznesi janë bërë një, tha Basha, ndërsa u shpreh i bindur se një sasi prej 613 kilogram kokainë e kapur në Durrës nuk mund te kalonte pa garanci shtetërore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-kerkon-hetim-ku-do-pastrohen-180-milione-euro

Share This Video


Download

  
Report form