Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Unaza e Pogradecit është projekti tjetër i qeverisë i cili pritet të nisë së shpejti. Njoftimin për nisjen e punimeve e kanë dhënë zv/kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Pushtetit vendor Eduard shalsi gjatë inspektimit të rikonstruksionit të rrugës në hyrje të qytetit, ku së fundi punimet janë fokusuar tek ndërtimi i tunelit panoramik që do të jetë një atraksion për turistët.
Niko Peleshi: Kemi bërë një ndërhyrje të vështirë me një tunel të pjesshëm i cili do të jetë edhe panoramic por dhe do të krijojë kthimin në gjëndjen e mëparshme të kësaj rruge. Brenda pak javësh do të nisë një investim madhor që do të jetë Unaza e Pogradecit|
Nga ana tjetër ministri Shalsi nuk i ka kursyer ironitë për drejtuesit në Bashkinë e Pogradecit duke thënë se po ndjek modelin e përgjumjes njësoj si lideri i opozitës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-se-shpejti-nis-puna-per-unazen-e-pogradecit/