Ora News - Peleshi: 5 milionë euro garanci për kreditimin e sektorit të bujqësisë

Ora News Lajme 2018-06-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fondi i garancisë në mbështetje të bujqësisë do të shtohet edhe me 5 milion euro, që do të jepen prej BE, KfW dhe Qeverisë shqiptare.

Skema e nisur prej vitit 2015, funksionon përmes kredive të buta ku deri më tani janë mbështetur mbi 1200 fermerë.

Gjatë një takimi në Lezhë, në prani të Ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe përfaqësuesve të ndryshëm të huaj dhe të pushtetit qëndror e vendor, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka theksuar rëndësinë me mbështetjen e instrumentave financiare ndërkombëtare në këtë sektor.

Fondin i garancisë shërben edhe si mjet besimi për bankat për të mbështetur me kredi këtë sektor.

Gjatë takimit u theksua se do të fillojë kreditimi i aktorëve të interesuar në bashkëpunimin me disa banka partnere, duke i ardhur në ndihmë të sektorit bujqësor, blegtoral dhe atij të agropërpunimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/peleshi-5-milione-euro-garanci-kreditimin-e-sektorit-te-bujqesise

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS