Ora News - Peleshi: Situata më e rëndë se në dhjetor, duhet studim për të disiplinuar Vjosën

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, e ka konsideruar më të rëndë situatën e krijuar nga përmbytjet në krahasim me dhjetorin. Shqetësim sipas tij mbetet shtimi i prurjeve në lumin e Vjosës.

Peleshi: Ka një disavantazh me dhjetorin. Nëse në dhjetor deti ishte në zbaticë, pra tërhiqte më shumë ujë, tani është në baticë, era fryn në drejtim të kundërt dhe krijon barrierë. Ky është disavantazh. Lajmi i mirë është se niveli në Memaliaj dhe Tepelenë ka rënë me dy metra brenda 4-5 orësh.

Por për ti dhënë fund përmbytjeve, Peleshi nënvizon rëndësinë e një studimi të plotë.

Peleshi: Kryeministri e ka bërë publike dhe ky është një lajm i mirë për ne që është i gatshëm të financojë studime dhe projekte, qofshin këto dhe në shifrat e disa dhjetra miliona eurove në kuadrin e projektit 1 miliard për rindërtim. Por ne akoma nuk e kemi një studim fizibiliteti që të na tregojë qartë se çfarë ndërhyrjesh duhen bërë dhe sa fizibël ato janë për të disiplinuar lumin e Vjosës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/peleshi-situata-me-e-rende-se-ne-dhjetor-duhet-studim-te-disiplinuar-vjosen

Share This Video


Download

  
Report form