Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke e përcaktuar shumë të rëndë situatën e krijuar në vend si pasojë e motit të keq,ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se vetëm kështu mund tu vihet në ndihmë banorëve.
Berisha: Çfarë emergjence ka më shumë se të rrethohesh nga të gjitha anët me akuj, të mos kesh bukë e ndihmë mjekësore?A nuk po vdesin ditë për ditë njerëz të braktisur? Si e ka zgjidhë qeveria? Situata është shumë e rëndë dhe unë kërkoj të shpallet gjendja e emergjencës që zonat të ndihmohen. Në gjendje emergjente jo vetëm që qeveria përcakton fonde dhe destinacione por mobilizon mbi bazën e ligjit të saj resurse më të mëdha për të ndihmuar ata që janë.E imagjinoni dot biznesin e Peshkopisë tani, të gjithë i kanë mbyllur, mezi lëvizin nëpër qytet dhe ju u kërkoni taksa tani.Çështë ky cinizëm? Jeni trashur kaq shumë nga vjedhja sa nuk shihni dot asgjë më, nuk ndjeni asgjë.
Ish-kryeministri komentoi dhe deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës Veliaj për ngrohjen në shkolla si dhe të kryeministrit Rama për funizimin me energji.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/moti-i-keq-berisha-situata-shume-e-rende-te-shpallet-emergjenca/