Ora News - Në 2017 u dyfishuan hetimet për korrupsion

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përgjatë vitit 2017 prokuroria është fokusuar në procedimin e të akuzuarve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në raportin vjetor të vitit 2017, që Prokuroria e Përgjithshme i ka paraqitur Kuvendit të Shqipërisë vihet re se ka një rritje të veprave penale për këtë akuzë por është ulur me katër herë ose 76.6 për qind numri i procedimeve për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në krahasim me vitin 2016.
Sipas raportit, pesha specifike që zë trafiku i lëndëve narkotike në grupin e veprave ?Kundër trafiqeve të paligjshme? është 52.3 % ndërkohë që në vitin 2016 ky tregues ka qenë 47 %.

Kofiçenti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2017 është 54.6, ndërsa në vitin 2016 ka qënë 91.8.
Numrin më të madh tw procedimeve e ka prokuroria e Shkodres që përbën 37 %të numrit total të procedimeve në shkallë vendi, Kruja ka regjistruar 15 %, prokuroria e shkallës së parë Vlorë ka regjistruar 11 %.

Teksa Fieri dhe Tirana janë në nivelin 3 %. Numrin më të ulët e kanë regjistruar prokuroritë e Përmet e Pogradec.
Në vëmendje të raportit të Markut është dhe hetimi në rastet e korrupsionit aktiv. Për vitin 2017 organi i prokurorisë ka regjistruar 124 procedime penale në këtë akuzë, duke shënuar me 2,6 herë ose 163,8 % në krahasim me vitin 2016.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokurori-i-pergjithshem-depoziton-raportin-mbi-gjendjen-e-kriminalitet

Share This Video


Download

  
Report form