Tërmet në gjykata, nisin hetimet për korrupsion në pesë qytete

Report TV 2015-09-24

Views 2

TIRANE- Pesë gjyqtarë, që ushtrojnë funksionin e tyre pranë gjykatave të shkallës së parë në pesë rrethe, janë vënë në ndjekje penale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjyqtarët që mësohet se i përkasin gjykatave të rretheve, Shkodër, Durrës, Fier dhe Elbasan, janë denoncuar nga disa qytetarë të cilët kanë pasur çështje në gjykim me këta gjyqtarë.

Gazeta ?Shqiptarja.com? mëson se hetimi për këto raste ka nisur prej një muaji, dhe se tashmë me krijimin e njësisë hetimore Task-Forcë pranë kësaj prokurorie, këtyre rasteve duket se do i jepet më tepër përparësi, për sa i përket ndjekjes së të gjithë dinamikës. Momentalisht këto raste janë duke u mbajtur në vëzhgim të plotë, ndërkohë që prokuroria ka kërkuar dhe bashkëpunimin me qytetarëve për të çuar deri në fund këto raste korruptive. Mësohet se në hetimet paraprake ka rezultuar se janë të përfshirë dhe seksere e avokatë, gjë e cila do sjellë disa arrestime në muajt në vijim.

Share This Video


Download

  
Report form