Ora News- Vettingu për Kostaq Belurin, KPK: Pushoi hetimet për korrupsion për Thanzën

Ora News Lajme 2018-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I dyti në radhë pas Admir Thanëzës ka dalë në seancë dëgjimore edhe prokurori i prokurorisë së përgjithshme Kostaq Beluri.

Ai është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndaj dhe kontrolli ndaj tij u bë me procedurë të përjeshpejtuar.

Sipas raportit të ILDKPIK-së, prokurori Beluri ka bërë deklarime të sakta të pasurisë.Ai ka në pronësi një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 60 m2, një depozitë bankare 850 mijë lekë nga kursimet dhe 720 mijë lekë në llogari rrjedhëse. Edhe hetimi I thelluar ka konstatuar se pasuritë e tij janë të justifikuara.

Pozitiv ka rezultuar edhe raporti drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, I cili e ka vlerauar si të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Beluri është prokurori që ka pushuar hetimin për ?korrupsion? të nisur ndaj Admir Thanzës. Ne vlersimin e KPK-së thuhej se prokurori Beluri nuk ka kryer hetim të plotë dhe të thelluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vettingu-prokurorin-qe-mbylli-ceshtjen-e-gjyqtarit-thanza-kpk-ska-fshehur-pasurine

Share This Video


Download

  
Report form