Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha masën e sigurisë "arrest me burg" për katër të ndaluarit dhe arrestuarit të dyshuar për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në Hipotekën e Shkodrës.
Në "arrest me burg" u lanë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-jurist i Hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.
Ata akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mije euro, shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët qe do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish-juristi i Hipotekës për përshpejtimin e procedurës në marrjen e certifikatës së pronësisë.
Të dyshuarit mohuan akuzat ne sallën e gjyqit por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke i lënë me masën e sigurisë "arrest me burg".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-arrest-me-burg-4-te-arrestuarit-korrupsion-ne-hipoteke