Ora News – Lihet në burg ish-drejtori i Hipotekës Shkodër

Ora News Lajme 2017-07-07

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë në burg ish-drejtorin e ALUIZNI-t në këtë qytet, Ardian Dodanin.
Vlerësimi i masës së sigurisë së kërkuar nga Prokuroria, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u kryesua nga gjyqtarja Fileza Hafizi.
Fillimisht përpara se të niste shqyrtimi i çështjes, avokati mbrojtës Sokol Dedndreaj kërkoi 10 minuta kohë për t?u njohur me materialet e dorëzuara nga organi i akuzës.
Kërkesa u pranua nga gjyqtarja dhe më pas palët parashtruan pretendimet e tyre, ku prokurori Xhevahir Lita i qëndroi kërkesës për masën e sigurisë ?arrest me burg? ndaj Dodanit, si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të ?shpërdorimit të detyrës? në legalizimin e objekteve informale, kryesisht lokale dhe ambjente të tjera tregtare.
Nga hetimet e Prokurorisë së Shkodrës rezulton se, në të paktën 5 raste, kryesisht të vitit 2015, ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, dyshohet se ka shkelur kuadrin ligjor që rregullon proçesin e legalizimit të objekteve informale.
Në praktikat e legalizimeve, të cilat janë sekuestruar në kuadër të hetimit, Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar se, me firmën e Dodanit, janë legalizuar objekte tregtare (bar-restorante) pranë rrugëve kryesore ose në zonën turistike të Shirokës, në të cilën nuk lejohet legalizimi.
Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës rezulton se ish-drejtori i ALUIZNI-t Shkodër, Ardian Dodani, ka nënshkruar praktikat për këto subjekte, ndërkohë që asnjë prej zyrtarëve të tjerë nuk ka nënshkruar dokumentat, sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe administrative.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lihet-ne-burg-ish-drejtori-i-hipotekes-shkoder/

Share This Video


Download

  
Report form