#rtvora
Partia Demokratike thotë se me Edi Ramën kryeministër tashmë Shqipëria faktohet si vendi i parë për korrupsion dhe i fundit për mirëqenien e qytetarëve. Për akuzat, ish-deputetja Jorida Tabaku, iu referua 3 raporteve ndërkombëtare, ndërsa tha se vendi perceptohet si me i korruptuari në Ballkan.
Partia Demokratike thotë se tre raporte të njëpasnjëshme, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, FMN dhe i BE-së e kanë cilësuar Shqipërinë si vendin më të korruptuar të Ballkanit.
Ish-deputetja, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat nga selia blu tha se qeveria e ka renditur Shqipërinë të parën për korrupsion dhe të fundit për mirëqenien e qytetarëve.
Tabaku: Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve.
Për PD, sfida e parë është lufta kundër monopoleve, kundër oligarkisë dhe klientelizmit.
Tabaku: Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anuluar ligjet me emër oligarku miratuar nga qeveria Rama dhe hetuar dhe anuluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes.
PD thotë se ka vetëm një përgjegjës për korrupsionin, kriminalitetin e vjedhjes së votave dhe ai është Edi Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-me-ramen-shqiperia-e-para-korrupsion-e-fundit-mireqenie
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz