Rruga e Kombit, Gjiknuri flet për negociata - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministri energjisë edhe infrastrukturës Damian Gjiknuri konfirmoi se është ne negociata me koncesionarin për te gjetur një zgjidhje për tarifën e kalimit ne Rrugën e Kombit. Gjatë një vizite ne aksin Kukës-Morinë Gjiknuri u shpreh po zhvillohen bisedime edhe me komunitetet lokale te qarkut të Kukësit.



?Jemi duke negociuar me koncesionarin por njëkohësisht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transportin publik dhe qytetarët që e përdorim më shpesh rrugën Kukës-Tiranë. Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimin e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës. Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit. Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme por njëkohësisht nuk cënon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cënon mbarëvajtjen e kontratës për mirëmenaxhimin e kësaj rruge?.



Për sa i përket rehabilitimit te aksit qe lidh Kukësin me Morinën pjesë e Rrugës së Kombit, Gjiknuri tha se do të jetë i përfunduar me urat e dubluara dhe elementët e sigurisë rrugore. Ndërhyrja zgjidh problemin e ndërtimit të rrugëve lidhëse të fshatit Pobreg me qëllim hyrje-daljen e mjeteve të kësaj zone në aksin Kukës-Morinë.



?Le të themi që brenda këtij viti, këtë pjesë të autostradës, pra nga Kukësi deri në kufi ta kemi plotësisht të përfunduar. Kjo është edhe për të dhënë një mesazh që qeveria shqiptare i ka kushtuar vëmendje shumë këtij aksi kaq të rëndësishëm rrugor. Një aks që ka marrë shumë para të shqiptarëve por fatkeqësisht nuk ka përfunduar. Ne duam që ta përfundojmë ashtu sikurse duam edhe ta mirëmbajmë këtë aset. Gjithë kjo iniciativë që u ndërmor edhe në lidhje me koncesionimin e kësaj rruge ka pasur për qëllim mbarëvajtjen e kësaj infrastrukture, sinjalistikën e nevojshme, përforcimet e nevojshme që kjo autostradë, pra ky aset, të menaxhohet siç duhet, ndryshe ky aset me kaq vlerë, pak nga pak me vitet do të humbiste?.



Gjithashtu, për rritjen e sigurisë rrugore dhe qarkullimin e këmbësorëve në fshatrat e komunitetit anës segmentit Kukës-Morinë, parashikohet vendosja e tre mbikalimeve.

Share This Video


Download

  
Report form